Ndërlidhjet

Irak: Personat e armatosur e rrëmbyen një gazetare


Pamje nga një pjesë e Bagdadit

Autoritetet e Irakut thonë se persona të armatosur e të paidentifikuar kanë depërtuar me dhunë në shtëpinë e një gazetareje dhe e kanë rrëmbyer atë.

Gazetarja, Afrah al-Qaisi, një kritike e rreptë e institucioneve qeverisëse dhe e korrupsionit në këtë vend, dje ishte rrëmbyer në shtëpinë e saj në kryeqytetin Bagdad.

Disa orë më herët, ajo e kishte publikuar një artikull në të cilin ka shprehur shqetësim se grupet e armatosura në Irak po veprojnë pa u frikësuar nga ndëshkimi.

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, ka urdhëruar që forcat e sigurisë të zhvillojnë hetime për këtë rrëmbim dhe të bëjnë “çdo gjë të mundur” për ta shpëtuar atë.

Ministria e brendshme e Irakut sot ka njoftuar se e ka formuar një ekip për ta shqyrtuar rrëmbimin e gazetares al-Qaisi.

Iraku është në mesin e vendeve më të rrezikshme për gazetarët.

XS
SM
MD
LG