Ndërlidhjet

Marsh protestues në Prishtinë për lirimin e Ramush Haradinajt


Protestë për lirimin e Haradinajt
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:57 0:00

Protestë për lirimin e Haradinajt

Në Prishtinë është mbajtur një marsh protestues paqësor për lirimin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Me moton “Ramush Haradinaj është Kosova”, protestuesit kanë marshuar nga qendra e Prishtinës deri te Ambasada franceze, ku më pas janë shpërndarë të qetë.

Qytetarë të shumtë, organizata të veteranëve të luftës nga ish-Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe përfaqësues të partive politike, kryesisht opozitare, i janë përgjigjur ftesës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, duke kërkuar nga drejtësia franceze lirimin e menjëhershëm të Haradinajt.

Ramush Haradinaj është ndaluar nga policia franceze në Basel, të mërkurën, mbi bazën e një fletë-arresti të Serbisë, ku pretendohen dyshimet për krime lufte në Kosovë.

Ardian Gjini, anëtar i kryesisë së AAK-së, ka thënë se arrestimi i Haradinajt nga autoritetet franceze me një fletë-arrest nga Serbia, është poshtërim për Kosovën.

“Nuk është drejtësi me mbajt një njeri që ka vendosur gurin e themelit të lirisë këtu. Edhe Franca edhe Sllovenia dhe Amerika edhe e gjithë bota e lirë i ruajnë gurët e themeleve të pavarësisë dhe të lirisë së vet, edhe ne duhet të ruajmë gurtë e lirisë pavarësisë dhe themelet e shtetit tonë”, ka thënë Gjini.

Ardian Gjini ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se nuk ka arritur të mbrojë qytetarët e vendit të vet.

“Ne nuk e kemi pasur një qeveri e cila dinë ë kujdeset për qytetarët e vet që dinë të kujdeset për vlerat e lirisë dhe pavarësisë. Asnjë shtet nuk mund ët ekzistoj nëse nuk kujdeset për vlerat e veta. Kjo qeveri ka lejuar që Serbia të na poshtërojë në vazhdimësi, Këto poshtërime duhet të ndalen”.

Ndërkohë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se është për keqardhje se si disa shtete, ende respektojnë vendimet e ish regjimit të Millosheviqit,

“Është për keqardhje se si disa shtete, ende respektojnë vendimet e ish regjimit të Millosheviqit, ndërsa plot shtete të tjera siç janë Gjermania, Austria e të tjerë, tashmë janë ndarë përfundimisht prej atij regjimi dhe nuk i zbatojnë “poternicat” e tyre”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se rrugën e shtetit të Kosovës, nuk do të mund ta ndalë askush.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës pas rastin e Ramush Haradinajt.

“Grupi Parlamentar i AAK-së, ka filluar nismën e thirrjes së një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, për çfarë tashmë i ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme, kjo pas situatës së krijuar më zotin Haradinaj, e me kërkesë që kthimi në atdhe i Ramush Haradinajt, të konsiderohet detyrë shtetërore, si dhe të pezullohen bisedimet me Serbinë”, thuhet në një komunikatë për media të AAK-së.

Ramush Haradinaj është paraqitur para gjykatës, por deri në vendimin tjetër, gjykata është shtrënguar të pres kërkesat shtesë që i ka paralajmëruar se do t’i deponojë Prokuroria e Serbisë për krime lufte. (REL)

XS
SM
MD
LG