Ndërlidhjet

Meta: Haradinaj duhet të kthehet shpejt në Kosovë


Ilir Meta, kryetar i Kuvendit të Shqipërisë
Ilir Meta, kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, tha në Prishtinë, të dielën, “se është i bindur që kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, së shpejti do të kthehet në Kosovë.

Në një konferencë me gazetarë nga selia e AAK-së, Meta tha se kjo çështje do të marrë fund shumë shpejt, pasi Ramush Haradinaj, siç tha ai, “nuk është qytetar i Serbisë, por i Kosovës”

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë tha se 'Haradinaj është simbol i qytetarëve shqiptarë në të gjithë botën'.

“Haradinaj është një krenari për të gjithë Shqiptarët dhe për faktin se ai është përballur me kurajë dhe dinjitet edhe përballë drejtësisë ndërkombëtare”, tha Meta.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u ndalua në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze mbi bazën e një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet serbe.

Atij iu shqiptua masa e paraburgimit deri në paraqitjen e dëshmive konkrete nga Serbia për ekstradim.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, tha se “aktet e tilla siç është rasti i flet arresteve i takojnë një regjimi që ka përfunduar” dhe vlerësoi se veprimet e këtilla 'nuk ndihmojnë në proceset që çojnë përpara'.

XS
SM
MD
LG