Ndërlidhjet

Mungesa e praktikës gjatë shkollimit, vështirëson punësimin


Ilustrim

Të rinjtë e sapodiplomuar thonë se gjithnjë e më vështirë arrijnë të sigurojnë një vend pune, veçanërisht kur bëhet fjalë për sektorin privat, të cilët pothuajse në çdo konkurs theksojnëse prioritetkanë ata kandidatë të cilët kanë përvojë pune.

Kryetari i Konfederatës së punëdhënësve në Maqedoni, Mile Boshkov, për Radion Evropa e Lirë, thotë se në Maqedoni sistemi arsimor është i tillë që edhe pas përfundimit të shkollës në një nivel të caktuar, gjithmonë nevojitet një periudhë e konsiderueshme e adaptimit që të punësuarit në një vend të caktuar pune, të arrijnë maksimumin e produktivitetit të tyre sipas nevojave që kërkohen në atë vend pune, veçanërisht kur bëhet fjalë për sektorin privat.

“Pavarësisht asaj se në Maqedoni ka më shumë shkolla profesionale se fakultete të shkencave ekzakte dhe në to gjatë shkollimit është inkorporuar dhe praktika, kuadrot që dalin nga këto shkolla të mesme profesionale, si dhe fakultetet e drejtimeve të caktuara në asnjë rast nuk janë edukuar profesionalisht në nivelin e duhur për të qenë produktivë sapo të punësohen".

"Pra, gjithmonë nevojitet një periudhë e konsiderueshme që ata të aftësohen në realizmin e profesionit në praktikë, kjo e bën më të vështirë gjetjen e një pune në sektorin privat ku punëdhënësi nuk është i interesuar që të investojë në aftësimin e të punësuarve”, thotë Boshkoski.

Aida Ramadani, e diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë në Shkup, para më shumë se katër vjetëve, thotë se nuk arrin të sigurojë një vend pune. Ajo tregon se në institucionet e shtetit ka konkurruar, por hapur i është bërë me dije se mund të punësohet vetëm nëpërmjet lidhjeve partiake, përderisa në sektorin privat gjithkund i është kërkuar përvoja e punës.

“Gjatë studimeve, kemi pasur rastin të takohemi me profesorë të shumtë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë ardhur këtu për të mbajtur ligjërata në një periudhë të caktuar kohore apo ‘ëork shop’. Sipas mendimit të tyre, sa i përket dijes dhe aspektit teorik mbase ne mund të jemi në nivel edhe më të lartë se vendet e zhvilluara, por problemi është se ne, këtë dije nuk arrijmë ta zbatojmë në praktikë, sepse shumë pak i kushtohet vëmendje praktikës gjatë studimeve”, thotë Aida Ramadani.

Por, Damjan Ristovski, i cili punon në një kompani për konsultime juridike për të huajt, thotë se për suksesin në profesionin e tij vendimtar ka qenë shkollimi joformal përmes shkollave verore, jashtë vendit, si dhe trajnimet e ndryshme të organizuara nga fondacionet e ndryshme ndërkombëtare.

“Unë kam arritur të siguroj një vend pune të mirë, madje ende pa ipërfunduar tërësisht studimet, ndryshe nga kolegët e mi, të cilët ishin të përqendruar në marrjen e notave të larta. Fatmirësisht, prindërit më kanë mundësuar të ndjek më shumë shkolla verore jashtë vendit, si dhe trajnime të ndryshme që ngaherë kanë qenë jo pak të kushtueshme krahasuar me standardin e këtushëm jetësor. Por, pikërisht këto lidhje mua më mundësuan që të futem shumë lehtë në tregun e punës, madje në një treg ndërkombëtarë pavarësisht se zyra ku punoj është në Shkup”, thotë Damjan Ristovski, rreth 30 vjeç.

Sulejman Rushiti, ish-ministër i Arsimit, thotë se sistemi arsimor duhet të pësojë ndryshime, përkatësisht t’i përgjigjet tregut të punës duke prodhuar kuadro, të cilët do të jenë ekspeditivë për të funksionuar në më shumë lëmi.

“Në praktikë shohim se ka disa kuadro deficitare, dhe nga ana tjetër ka një tendencë që studentët të drejtohen në ato drejtime ku si punëdhënës kryesorë janë institucionet shtetërore, si garanci për mirëqenie. Pra, rinia shumë pak stimulohet ose do të thosha se shoqëria shumë pak e stimulon rininë për t`u shkolluar në ato drejtime që do të kenë mundësinë pas përfundimit ët studimeve të vetëpunësohen ashtu siç ndodh në vendet e zhvilluara”, vlerëson Rushiti.

Ndryshe, në anketën e realizuar nga Banka Botërore punëdhënësit në Maqedoni kanë apostrofuar problemet e shumta, me të cilat ballafaqohengjatë gjetjes së punëtorëve, veçanërisht për ato vende të punës ku kërkohen aftësi të caktuara në kompanitë moderne, që zhvillohen me një ritëm dinamik.(REL)

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG