Ndërlidhjet

Washington
Washington

Marshi i grave në Washington dhe në botë

Gratë, por dhe disa burra, dolën në numër të madh në Uashington dhe në mbarë botën në protesta masive të organizuara kundër presidentit tc SHBA-së, Donald Trump.

Protestat e para u organizuan në Zelandë të Re dhe në Australi, ku mijëra burra dhe gra marshuan në Sydney, Melbourne, Wellington, dhe Auckland.

Me tubimet e planifikuara në 673 vende në mbarë botën, marshuesit parakaluan edhe në Londër, Pragë, Dublin, Amsterdam, Paris, Seul, Berlin, Prishtinë, Tokio, si dhe qytete të tjera.

Ngjarja kryesore "Marshi i grave " u zhvillua në Washington.

Një nga folëset para turmës tha se në marshin në kryeqytetin amerikan janë mbledhur gjysmë milioni njerëz, ndonëse kjo shifër nuk është konfirmuar nga burime të pavarura.

Organizatorët e marshit fillimisht kanë thënë se presin që 200 mijë njerëz të marrin pjesë në protestën, që ka filluar në orën 16 sipas kohës së Kosovës, dhe se në marshet në të gjithë botën do të ketë mbi 2 milionë njerëz.

23:46 21.1.2017

Zhvillimet duket se ngadalë po qetësohen dhe ne gjithashtu po i japim fund ditës së sotme. Ju falënderojmë shumë që qëndruat me ne dhe mos harroni që të lexoni lajmet tona që i kemi publikuar në faqen tonë. Natën e mirë!

23:30 21.1.2017

Departamenti ynë i multimedias ka bërë së bashku në një video, marshimet në Uashington dhe rreth globit:

Gratë, por dhe disa burra, dolën në numër të madh në Uashington dhe në mbarë botën në protesta masive të organizuara kundër presidentit tc SHBA-së, Donald Trump. Qindra mijëra njerëz mbushën rrugët përreth kryeqytetit të SHBA-së për Marshin e grave në Uashington. Ata u bashkuan në qytetet amerikane si dhe jashtë vendit. (Video: AP dhe Reuters)

Turma masive u mblodh për marshin global kundër Trumpit
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:22 0:00

23:03 21.1.2017

Një tjetër tweet nga Carl Schreck, ku duket se marshimi ka vazhduar, pavarësisht nga raportet e mëparshme se rrugët janë të mbushura për të shkuar më tutje.

22:54 21.1.2017

Më shumë nga korrespondenti i RFE/RL-s, Carl Schreck, i cili ishte në marshin në Washington sot:

Shfaq më shumë

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG