Ndërlidhjet

Washington
Washington

Marshi i grave në Washington dhe në botë

Gratë, por dhe disa burra, dolën në numër të madh në Uashington dhe në mbarë botën në protesta masive të organizuara kundër presidentit tc SHBA-së, Donald Trump.

Protestat e para u organizuan në Zelandë të Re dhe në Australi, ku mijëra burra dhe gra marshuan në Sydney, Melbourne, Wellington, dhe Auckland.

Me tubimet e planifikuara në 673 vende në mbarë botën, marshuesit parakaluan edhe në Londër, Pragë, Dublin, Amsterdam, Paris, Seul, Berlin, Prishtinë, Tokio, si dhe qytete të tjera.

Ngjarja kryesore "Marshi i grave " u zhvillua në Washington.

Një nga folëset para turmës tha se në marshin në kryeqytetin amerikan janë mbledhur gjysmë milioni njerëz, ndonëse kjo shifër nuk është konfirmuar nga burime të pavarura.

Organizatorët e marshit fillimisht kanë thënë se presin që 200 mijë njerëz të marrin pjesë në protestën, që ka filluar në orën 16 sipas kohës së Kosovës, dhe se në marshet në të gjithë botën do të ketë mbi 2 milionë njerëz.

22:33 21.1.2017

22:26 21.1.2017

Presidenti amerikan, Donald Trump iu ka thënë sot oficerëve të Agjencisë Qëndrore të Inteligjencës (CIA) se ai ka respekt të madh për agjencinë në fjalë, duke hedhur poshtë raportimet se ai është në konflikt me komunitetin amerikan të inteligjencës, raporton Reuters.

Presidenti Donald Trump gjatë vizitës në selinë e CIA-s
Presidenti Donald Trump gjatë vizitës në selinë e CIA-s

Në vizitën e parë të tij në këtë agjenci qeveritare si president, Trump e ka lavdëruar këtë organizatë duke iu thënë oficerëve që kishin dal në punë vetëm të takohen me të, se ai i do ata dhe do i përkrahë.

“Unë jam 1000 % me ju”, i ka thënë Trump stafit të CIA-s gjatë vizitës në drejtorinë e agjencisë në Langley, Virgina.

Kohë më parë mediat amerikane kanë thënë se Trump ka zemëruar agjencitë amerikane të inteligjencës pasi nuk është pajtuar me konkludimet e tyre se Rusia ka kryer sulme kibernetike ndaj procesit zgjedhor amerikan, me qëllim që ta ndihmojnë Donald Trumpin të fitojë zgjedhjet.

“Më lejoni të them se arsyeja pse ju jeni vizita ime e parë” si president është se unë ju përkrahë dhe respektojë në tërësi, ka thënë presidenti amerikan duke hedhur poshtë raportimet e mediave se ai është në konflikt me komunitetin amerikan të inteligjencës.

22:22 21.1.2017

Raportohet se ka shumë njerëz që kanë dalë në rrugët e Çikagos për marshin e grave:

20:53 21.1.2017

Marshi në New York...

Shfaq më shumë

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG