Ndërlidhjet

Serbia dhe Turqia pajtohen për plan të përbashkët kundër terrorizmit


Ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq

Ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq dhe nënsekretari i ministrisë së brendshme turke, Muhter Inxhe, janë pajtuar sot në Beograd për të hartuar planin e bashkëpunimit për luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Ata kanë vlerësuar se ka hapësirë për thellimin e bashkëpunimit në këtë sferë.

Stefanoviq dhe Inxhe janë pajtuar se sa i përket migracionit ilegal kërkohet zgjidhje gjithpërfshirëse, njofton ministria serbe e brendshme.

Në takim gjithashtu është përmendur mundësia e bashkëpunimit në mes të akademisë së policisë së kriminalistikës së Serbisë dhe akademisë së policisë turke, si dhe organizimin e trajnimeve të pjesëtarëve të policisë të të dy vendeve.

XS
SM
MD
LG