Ndërlidhjet

Trump thotë se Irani është “njoftuar” lidhur me testin


Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se Irani “formalisht është njoftuar” lidhur me testin aktual iranian të raketës balistike me rreze të mesme veprimi.

Mëtutje, sot në rrjetin Twitter, Trump tha se liderët iranianë “duhet të jenë falënderues për marrëveshjen e tmerrshme që Shtetet e Bashkuara e kanë bërë me ata!”, duke iu referuar marrëveshjes së vitit 2015, ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

“Irani ishte në etapën e fundit dhe gati të shkatërrohet, derisa SHBA u radhit së bashku dhe ia zgjati jetën në formën e marrëveshjes me Iranin: 150 miliardë dollarë”, ka shkruar Trump.

Shtetet e Bashkuara thonë se lansimi i raketës iraniane më 29 janar ishte në kundërshtim me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që i bën thirrje Iranit për të mos bërë prova të raketave me kapacitet atomik, por Teherani nuk pajtohet me këtë vlerësim.

Ali Akbar Velayati, këshilltari i lartë i liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha se administrata e re amerikane “do të kuptoj se kërcënimi ndaj Iranit është i padobishëm” dhe ka shtuar se “Irani nuk ka nevojë për leje nga asnjë vend për ta mbrojtur vetveten”.

XS
SM
MD
LG