Ndërlidhjet

Gjykata në Kenia bllokon mbylljen e kampit më të madh në botë


Dadaab, Kenia
Dadaab, Kenia

Gjykata e Lartë në Kenia bllokoi përpjekjen e qeverisë për të mbyllur kampin më të madh të refugjatëve në botë.

Urdhri për mbylljen e kampit Dadaab dhe riatdhesimin e detyrueshëm të rreth 260,000 refugjatëve somalezë që jetojnë atje, është dhënë vitin e kaluar.

Afati i fundit për mbylljen e kampit është zgjatur deri në maj, por një gjykatës i Gjykatës së Lartë tha se vendimi është i barasvlefshëm me aktin e persekutimit të një grupi.

Qeveria ka thënë se bëhet fjalë për çështje të sigurisë.

Sipas saj, grupi militant somalez, Al Shabab, ka planifikuar sulme në kamp.

Dadaab është ngritur në vitin 1991 për të strehuar familje që iknin nga konflikti në Somali. Disa njerëz jetojnë atje për më shumë se 20 vjet.

XS
SM
MD
LG