Ndërlidhjet

Hahn takoi përfaqësuesit e partive, qeveria e re ende e paqartë


Maqedoni - komisionari i BE-së, Johannes Hahn
Maqedoni - komisionari i BE-së, Johannes Hahn

Komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn ka zhvilluar takime të veçanta me përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Maqedonisë.

Lideri iBashkimi Demokratik për Integrim Ali Ahmeti pas takimit me komisionarin Hahn tha se do të mbështes formimin e qeverisë nga ana e liderit të Lidhjes Social Demokrate, por vetëm pasi paraprakisht të ketë marrë garanci me shkrim se kjo parti do të mbështes platformën e partive politike shqiptare. Pas kësaj, tha Ahmeti, do ta thërras Kryesinë Qendrore dhe të vendos për hapat e mëtutjeshëm.

“Pa materiale të shkruara, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisënuk do t`i marrë nënshkrimet e deputetëve të Bashkimit Demokratik. Jemi në pritje të shohim se çka ofrojnë, pastaj BDI do të mbledh Kryesinë qendrore për të vendosur” ka theksuar lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim partia e të cilit ka siguruar dhjetë mandate në Parlamentin e Maqedonisë .

Ahmeti njëherësh ka bërë të ditur sembahen takime të vazhdueshme paralele me të dy partitë politike maqedonase VMRO-DPMNE-në dhe Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë.

Por lideri i Lidhjes Social Demokrate Zoran Zaev tha se Ali Ahmeti nuk ka kërkuar asgjë në letër si dokument garanci për implementimin e platformës së partive politike shqiptare, por nëse një gjë tillë i kërkohet ai do ta ofrojë duke shtuar seka mendim pozitiv sa i përket platformës shqiptare.

“Fjala është fjalë. Qoftë nëse thuhet me gojë, ose nëse ajoshkruhet. Do t’ia japim materialet BDI-së, do të bëjmë gjithçka që të mbarojë procesi i mbledhjes së nënshkrimeve për formimin e Qeverisë. Por, dua të rikujtoj se kur ka negociuar me VMRO-DPMNE-në, zoti Ahmeti ,Gruevskit asgjë nuk i ka kërkuar me shkrim” ka theksuar Zaev pas takimit me komisionerin Hahn.

Ai njëherësh ka theksuar se është i gatshëm për të biseduar me të gjitha partitë politike shqiptare megjithëse ka nënvizuar se ka dhe disa vija të kuqe, pa precizuar se cilat janë ato.

Ndërkaq Afrim Gashi zyrtar i lartë i Lëvizjes Besa i cili është dhe një nga pesë deputetët ekësaj partie tha se Komisioneri Hahn i ka inkurajuar që të zhvillojnë bisedime ndërpartiake me qëllim të formimit të Qeverisë së re të Maqedonisë.

“Zoti Hahn na inkurajoi neve që të intensifikojmë bisedimet ndërpartiake që sa më parë ët formohet një qeveri e re politike në Maqedoni për të vazhduar proceset. Ne i kemi përgatitur nënshkrimet për të mbështetur LSDM-në por nuk i kemi dhënë akoma. Mbështetja me nënshkrime nuk do të thotë që do të përkrahim automatikisht edhe programin për Qeverinë por kjo varet nga konsultimet, varet kush do të jenë ministra e kështu me radhë. Kemi thënë disa herë se nuk do të përkrahim Qeveri ku bëjnë pjesë edhe persona të inkriminuar” tha Afrim Gashi nga Lëvizja Besa.

Përderisa lideri i Lëvizjes për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare Zijadin Sela pas takimit me komisionarin Johannes Hahn është shprehur se pa përkrahjen e plotë të të gjitha kërkesave të cilat janë pjesë e platformës së partive politike partia që drejton nuk do të mbështes qeverinë e re me tre deputet që ka siguruar në zgjedhjet e fundit.

“Unë kam parë eksponentë të Lidhjes Social demokrate të Maqedonisë të cilët kur flasin për të drejta mundohen që ato të drejta t’i shndërrojnë në një “gjevrek dhe jogurt” sikur problemet e shqiptarëve të Maqedonisë janë po këto. Duhet ta kenë shumë të qartë ata dhe të gjithë të tjerët nuk ka dhe nuk do të bëhet kompromis për asnjë pikë të deklaratës së përbashkët të partive shqiptare dhe ne si parti do të qëndrojmë pas kësaj” tha lideri i LR PDSH Zijadin Sela.

Me zotin Hahn është takuar dhe lideri I PDSH në dorëheqje Menduh Thaçi i cili nuk është dukur në opinion pas deponimit të dorëheqjes. Thaçi tha se me komisionarin Hahn ka ndarë mendimin se zgjedhjet nuk prodhuan zgjidhje . Ai njëherësh ka nënvizuar se ka një marrëveshje të fshehtë mes BDI dhe VMRO DPMNE dhe kjo duhet bërë publike dhe për opinionin.

“Që të dy me zotin Hahn kishim shumë shpresë se do të mund ta lemë pas krizën politike se përmes zgjedhjeve do të arrihet deri tek një zgjidhje, por fatkeqësisht zgjidhja nuk duket dhe ne jemi të shqetësuar. Kam përvojë të jashtëzakonshme dhe i njoh aktorët politikë, jo që mendoj por jam i bindur se Gruevski dhe Ahmeti kanë një marrëveshje dhe nuk është aspak korrekte që të maltretojnë qytetarët dhe bashkësinë ndërkombëtare duke e fshehur atë” ka thënë Thaçi

Takimet e komisionarit Johanes Hahhn në Maqedoni bëhen në kohën kur kanë filluar dhe zyrtarisht bisedimet mes BDI dhe LSDMpër formimin qeverisë së re pasi presidenti i shtetit Gjorgje Ivanov tha se do t`ia jap mandatin atij lideri politik i cili do të ofroj dëshmi se ka siguruar shumicën parlamentare pasi paraprakisht lideri i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski dështoi të formojë qeverinë.

XS
SM
MD
LG