Ndërlidhjet

Shefi i CIA-s dhe kryeministri turk diskutojnë për luftën kundër terrorizmit


Shefi i CIA-së, Mike Pompeo
Shefi i CIA-së, Mike Pompeo

Zyrtarët thonë se kryeministri turk, Binali Yildirim, është takuar me shefin e CIA-së, Mike Pompeo, ndërsa të dy janë pajtuar për bashkëpunim më të afërt në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Gjatë diskutimeve të sotme, Yildirim e ka përsëritur kërkesën për përkrahje amerikane për veprimet turke kundër lëvizjës që e udhëheq kleriku turk që jeton në SHBA, Fetullah Gylen.

Kjo përfshinë kërkesën për ekstradimin e tij nga SHBA në Turqi, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit të Turqisë.

Gylen kërkohet në Turqi me dyshimin se e ka organizuar puçin e dështuar të vitit të kaluar. Gyleni e ka hedhur poshtë akuzën.

Pompeo ka arritur në Turqi më 9 shkurt, duke e bërë këtë vizitën e tij të parë prejse është konfirmuar në këtë post.

Ai është takuar me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, dhe homologun e tij turk për të diskutuar luftën kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik në Siri dhe Irak.

Zyrtarët kanë thënë se Pompeo ka mundësi se do të diskutojë planin e operacionit për rimarrjen e qytetit sirian Raka nga kontrolli i militantëve të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG