Ndërlidhjet

Pakistan: Nga eksplodimi në një protestë – së paku 7 të vrarë


Policët pakistanezë dhe vullnetarët duke i marrë trupat e të vrarëve pas eksplodimit në Lahore
Policët pakistanezë dhe vullnetarët duke i marrë trupat e të vrarëve pas eksplodimit në Lahore

Së paku 7 vetë janë vrarë nga një eksplodim gjatë një proteste afër ndërtesës së parlamentit provincial në Lahore të Pakistanit, kanë thënë sot zyrtarët.

Zyrtari i policisë lokale, Ali Raza, tha se shpërthimi ka ndodhur kur një person me motoçikletë e ka goditur turmën e qindra farmacistëve, të cilët po protestonin kundër ndryshimeve ligjore për shitjen e ilaçeve.

Agjencia AP ka raportuar se përgjegjësinë për këtë eksplodim e ka marrë një grup i talibanëve.

Policia tha se ende nuk është e qartë se sa njerëz ishin plagosur.

XS
SM
MD
LG