Ndërlidhjet

Presidenti pro-rus i Moldavisë kundërshton NATO-n


Presidenti i Moldavisë, Igor Dodon.
Presidenti i Moldavisë, Igor Dodon.

Presidenti pro-rus i Moldavisë, Igor Dodon, i tha Radios Evropa e Lirë se hapja e planifikuar e zyrës së përhershme ndërlidhëse të NATO-s në Moldavi do të përbënte provokim.

Qeveria pro-perëndimore e Moldavisë ka nënshkruar marrëveshje me NATO-n për hapjen e byrosë ndërlidhëse, me staf civil, në muajin nëntor, para se Dodon të merrte postin.

Kryeministri i Moldavisë, Pavel Filip, i ka bërë thirrje Ministrisë së Jashtme të përshpejtojë hapjen e zyrës në Kishinjev dhe Ministria ka thënë se shpreson ta bëjë një gjë të tillë në muajin prill.

Por, në intervistën për shërbimin moldav të Radios Evropa e Lirë, Dodon tha se dëshiron që Moldavia të mbetet neutrale dhe të mos bashkohet me asnjë aleancë ushtarake.

“Për çfarë na nevojitet zyra e NATO-s? Një zyrë e NATO-s në Kishinjev, në një vend neutral, është provokim”, tha Dodon.

Vizita e parë e Dodonit jashtë shtetit, si president, ka qenë në Moskë.

XS
SM
MD
LG