Ndërlidhjet

Shqipëri: Policia e paditi liderin opozitar për shkak të thirrjes për dhunë


Lulzim Basha

Policia e Shqipërisë thotë se e ka paditur liderin e Partisë Demokratike opozitare, Lulzim Basha, për dyshime se ka bërë thirrje për dhunë.

Në njoftimin e djeshëm të policisë theksohet se Basha pardje u kishte bërë thirrje “shtetasve që në mënyrë të dhunshme të reagojnë kundër institucioneve shtetërore”. Nëse kjo akuzë dëshmohet me prova në gjykatë, atëherë lideri opozitar mund të ballafaqohet me dënim deri në tri vjet burg, raportojnë agjencitë e lajmeve nga Tirana.

Për një javë, demokratët e kanë bllokuar bulevardin kryesor në Tiranë, duke thënë se ata nuk i besojnë qeverisë së udhëhequr nga Partia Socialiste e krahut të majtë, se do të mbajë zgjedhje parlamentare korrekte më 18 qershor.

Demokratët kanë kërkuar një qeveri teknike që do t’i përgatiste zgjedhjet.

Policia e ka cituar zotin Basha duke thënë “ju dëshironi luftë? Do të ketë luftë. Shpërtheni gomat e makinave, theni xhamat. Do të vijë koha për t’i tërhequr (zyrtarët) në këtë shesh”.

XS
SM
MD
LG