Ndërlidhjet

Tusk: Akuzat për fashizëm në Holandë, të shkëputura nga realiteti


Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk

Akuzat e Turqisë për fashizëm në Holandë janë “plotësisht të shkëputura nga realiteti”, ka thënë sot presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Deklaratat e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan erdhën pasi Holanda anuloi disa tubime të politikanëve turq në Roterdam, të cilat ishin organizuar për të fituar mbështetjen e komunitetit turk në Holandë për referendumin për zgjerimin e kompetencave të presidentit.

“Qyteti i Roterdamit dhe Erasmusit, janë shkatërruar plotësisht nga nazistët. Nëse dikush mendon se sheh fashizëm në Roterdam, ata janë të shkëputur plotësisht nga realiteti”, ka thënë Tusk gjatë seancës plenare të Parlamentit Evropian.

Edhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, ka thënë në parlament se është “skandalizuar” nga komentet e Turqisë.

XS
SM
MD
LG