Ndërlidhjet

Shefat e FBI-së dhe NSA-së dëshmojnë për ndërhyrjen ruse në zgjedhje


James Comey
James Comey

Drejtori i agjencisë FBI, James Comey, sot pritet të dëshmoj në një komitet të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016.

Ky do të jetë dëgjim i parë i hapur për involvimin e Rusisë në procesin zgjedhor në Shtetet e Bashkuara.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, është goditur nga raportet e inteligjencës për përzierjen e Rusisë në fushatën zgjedhore dhe për hetimet e raportuara të agjencisë FBI ndaj ndihmësve të Trumpit.

Donald Trump i ka hedhur poshtë sugjerimet se ai ose fushata e tij kishin kontakte jopërkatëse me zyrtarët e Rusisë.

Parashihet, që në këtë dëgjim të paraqitet edhe drejtori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA), Mike Rogers.

XS
SM
MD
LG