Ndërlidhjet

Shqipëri: Federata e Futbollit i dënon “aktet ekstremiste” të simpatizuesve


Simpatizuesit e kombëtares së Shqipërisë në futboll para një takimi të mëparshëm
Simpatizuesit e kombëtares së Shqipërisë në futboll para një takimi të mëparshëm

Federata e Futbollit e Shqipërisë dje fuqishëm e ka dënuar incidentin nga i cili për afro 9 minuta u ndërpre ndeshja kualifikuese e Grupit G për Kampionatin Botëror kundër Italisë në Palermo.

Gjatë takimit të së premtes, që përfundoi me fitoren e Italisë kundër Shqipërisë me rezultat 2:0, një grup që vetveten e quan “Elita Ilire” ka hedhur fishekzjarre në fushë, raporton agjencia AP nga Tirana.

“Aksionet e tilla totalisht ekstremiste nga grupi Elita Ilire, nuk kanë të bëjnë asgjë me simpatizuesit e shkëlqyeshëm shqiptarë”, të cilët ishin lavdëruar gjatë finaleve të Kampionatit Evropian në vitin 2016 në Francë, për miqësinë e tyre gjatë festimeve, thuhet në kumtesën e Federatës së Futbollit të Shqipërisë.

Federata tha se trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, po ashtu, ishte “i shqetësuar nga fishekzjarret” dhe theksoi se gjatë pesë viteve që ai është në këtë detyrë, “asnjëherë nuk ka parë diçka të këtillë”.

XS
SM
MD
LG