Ndërlidhjet

Afganistan: Është arrestuar një gjeneral i akzuar për korrupsion


Pjesëtarë të forcave të sigurisë së Afganistanit
Pjesëtarë të forcave të sigurisë së Afganistanit

Gjenerali, Mohammad Moeen Faqir, është arrestuar nga autoritetet në Afganistan, për shkak të akuzave për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës, ka njoftuar mbrëmë qeveria afgane.

Gjenerali Faqir është arrestuar nga një qendër përkatëse antikorrupsion, ka njoftuar zëdhënësi i Ministrisë së mbrojtjes, Dawlat Waziri. Ai nuk ka paraqitur detaje të tjera.

Qeveria e kishte emëruar gjeneralin Faqir për ta goditur korrupsionin në provincën e trazuar Helmand, në vitin 2016.

Por, ai ishte zëvendësuar në muajin tetor të vitit të kaluar pa ndonjë shpjegim.

Qendra antikorrupsion për drejtësi, e cila e ka kryer arrestimitn e gjeneralit Faqir, është njëra nga disa njësitë e reja qeveritare, e cila merret me zyrtarët e lartë të akuzuar për korrupsion.

XS
SM
MD
LG