Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Zaev thotë se bllokimi i Parlamentit po e fut vendin në krizë sociale 


Lideri i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë Zoan Zaev ka shfaqur shpresën e tij për zhbllokimin e shpejt të punës së Parlamentit.

Ai i ka cilësuar, sic ka thënë, ‘çmenduri të radhës polemikat ndërmjet deputetëve të së njëjës parti, përkatësisht VMRO DPMNE, për të penguar zgjedhjen e kryetarit të parlamentit, pavarësisht se janë deponuar nënshkrimet e 62 deputetëve në mbështetje të Talat Xhaferit si kandidat për kryetar’.

“Do të bëjmë gjithçka që është e mundur në përputhje me Kushtetutën e Maqedonisë dhe rregulloren e punës së Parlamentit të Maqedonisë që proceset të ecin para sepse Maqedonisë i duhet qeveri e re. Studentët presin të marrin bursat e bllokuara. Gjithashtu edhe bujqit presin që të marrin subvencionet që u janë bllokuar. Nëse vazhdon edhe më tej bllokimi i zgjedhjes së kryetarit të parlamentit dhe pastaj zgjedhjes së qeverisë së re, në një periudhë të shkurtër kohore do të rrezikohet dhe dhënia e pagave dhe pensioneve prandaj besoj se në një afat sa më të shkurtër duhet të lëvizin proceset përpara”, ka theksuar Zaev.

Ai tha se të gjithë ata të cilët janë të përfshirë në veprime kriminale do të jenë të detyruar të përgjigjen përpara organeve të drejtësisë dhe “asnjë zvarritje e proceseve demokratike dhe zvarritje e transferimit të pushtetit nuk do t`i shpëtojë”.

“Bëhet fjalë për fikë nga përballja me drejtësinë. Asgjë më shumë”, ka theksuar Zaev.

Edhe Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se mbajtja peng e konstituimit dhe funksionimi normal i parlamentit si organ ligjvënës përmes polemikave të VMRO DPMNE nuk është në funksion të zhvillimit të proceseve demokratike.

“Megjithëse...debati parlamentar e njeh edhe këtë formë, ta quajmë, të uzurpimit të foltores së parlamentit”, ka theksuar deputeti i BDI-së Xhevat Ademi.

Por, deputetët e VMRO DPMNE-së, parti kjo e cila drejtohet nga ish kryeministri Nikolla Gruevski mbeten në qëndrimin se në asnjë mënyrë “nuk po e bllokojnë punën e parlamentit, por përkundrazi para opinionit dëshirojnë të sqarojnë se në rrezik futet Maqedonia me pranimin e platformës”, si e quajnë, “të Tiranës ose platformën e një shteti të huaj”.

“Kërkojmë që të shohim tekstin e ligjit të gjuhës shqipe, për të cilin kanë arriturujdi partitë politike shqiptare parlamentare me LSDM para se t’i deponojnë nënshkrimet e tyre për formimin e shumicës parlamentare. Duam të dimë çka saktësisht përmbanë ky ligj jo vetëm për ne VMRO DPMNE-në si parti politike, por edhe për numrin më të madh të deputetëve nga radhët e Social Demokratëve që akoma se kanë parë tekstin e atij ligji, aq më shumë se për këtë ligj duhet të informohet i tërë opinioni”, ka theksuar deputeti i VMRO DPMNE-së Ilia Dimovski.

Ai tha se “debati është një mundësi e mirë për të informuar qytetarët për pazaret që kanë bërë socialdemokratët me shqiptarët për të marrë pushtetin”.

VMRO-DPMNE prezantoi të martën dokumentin se si kjo parti e sheh zgjidhjen për të përmbyllë krizën politike.

Pika e parë e këtij dokumenti parasheh qëpartitë politike të arrijnë ujdi rreth asaj senëse praktika e deritanishme e koalicionimit fituesi me fituesin është faktor stabiliteti dhe se kjo praktikë duhet të ekzistojë edhe më tej apo ajo duhet të refuzohet tani, por edhe në të ardhmen.

VMRO kërkon që të arrihet marrëveshje rreth mënyrës së konstituimit të Kuvendit dhe nga radhët e cilës parti duhet të zgjidhet kryetari i parlamentit.

Ndryshe pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni që pasuan një krize të thellë në të cilën ndodhej vendi, prej më shumë se dy vitesh pas publikimit të bisedave të përgjuara, deputetët në dhjetorë të vitit të kaluar mbajtën mbledhjen për konstituimin e parlamentit.

Por, që prej atëherë edhe tre muaj pas Kuvendi nuk ka arritur të përmbyllë seancën e parë konstituive, për shkak të një numri të madh të deputetëve që kanë paraqitur kërkesat për fjalë dhe njëkohësisht edhe replikave brenda seancës. (REL)

XS
SM
MD
LG