Ndërlidhjet

Medvedev: Akuzat e opozitës për korrupsion janë “gjepura”


Dmitry Medvedev
Dmitry Medvedev

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, për të parën herë është përgjigjur ndaj akuzave të aktivistëve opzozitarë për korrupsion, duke thënë se ato janë “mbeturina” dhe “gjepura”.

Mëtutje, Medvedev tha mbëmë se akuzat, që kanë çuar në një varg të demonstratave të mbështetësve të opozitës në Rusi, janë bërë “në përpjekje për ta hedhur popullin në rrugë dhe për të arritur përfitime politike”.

Aktivisti kundër korrupsionit, Alekesi Navalny, ishte më i zëshmi prej liderëve të opozitës në paraqitjen e akuzave për korrupsion në rritje, në mesin e zyrtarëve të afërt me presidentin, Vladimir Putin, e veçanërisht e ka goditur zotin Medvedev.

XS
SM
MD
LG