Ndërlidhjet

Francë: Policia e arrestoi një person me thikë


Pamje e pjesëtarëve të policisë franceze në stacionin Gare du Nord në Paris

Zyrtarët francezë thonë se policia sot e ka arrestuar një person që kërcënohej me thikë, duke shkaktuar panik në një stacion hekurudhor në Paris, një ditë para zgjedhjeve presidenciale në Francë.

Në këtë incident askush nuk është lënduar.

Ky incident ndodhi dy ditë pas vrasjes në Paris të një oficeri të policisë, nga një person i armatosur, ndërsa përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik.

Zyrtarët policorë thanë se në incidentin e sotëm personi me thikë ishte duke ecur me thikë në stacionin, Gare du Nord, dhe njerëzit e kishin informuaar policinë, e cila e arrestoi atë, derisa një numër i madh i udhëtarëve iknin nga ky person.

Aktualisht në Francë ende mbretëron gjendje emergjente, pas një serie të sulmeve, nga të cilat prej vitit 2015 janë vrarë 239 vetë.

XS
SM
MD
LG