Ndërlidhjet

Një anëtar i personelit të OSBE-së është vrarë në Ukrainë


Pjesëtarë të misionit të OSBE-së në pjesën lindore të Ukrainës
Pjesëtarë të misionit të OSBE-së në pjesën lindore të Ukrainës

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka njoftuar sot se një anëtar i personelit të saj është vrarë dhe një tjetër është plagosur, pasi makina e misionit special monitorues, ku gjendeshin ata, kishte haspur në një minë në pjesën lindore të Ukrainës.

“Lajm tragjik nga Ukraina, një pjesëtar i patrullës së OSBE-së është vrarë, tjetri është plagosur”, ka shkruar në rrjetin Twitter, kryesuesi i OSBE-së, Sebastian Kurz, njëherësh ministër i jashtëm i Austrisë.

Misioni civil dhe i paarmatosur i OSBE-së, me më tepër se 700 vëzhgues mndërkombëtarë, ka për qëllim reduktimin e tensioneve dhe raporton për situatën në terren në Ukrainë.

Në muajin mars, 57 vende anëtare të OSBE-së, përfshirë Rusinë, Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara, vendosën me konsenzus për ta zgjatur mandatin e misionin edhe për një vit. Kjo ishte zgjatja e tretë e misionit, prej vitit 2014, kur ai ishte vendosur në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG