Ndërlidhjet

Turqia arrestoi mbi 1,000 veta “të lidhur” me Gulenin


Turqi

Turqia arrestoi të mërkurën mbi 1,000 njerëz nën dyshimet se kanë lidhje me klerikun ferar, Fethullah Gulen, ndërsa pezulloi përkohësisht edhe rreth 9,000 veta nga forca e saj policore.

Ishte ky njëri nga operacionet më të mëdha në muajt e fundit kundër lëvizjes së Gulenit, të cilën autoritetet e fajësojnë për përpjekjen për grushtshtet, korrikun e kaluar.

Policia nisi operacione të njëkohshme në të 81 provincat e Turqisë, duke arrestuar 1,120 njerëz, të lidhur me forcën policore, tha agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi, Anadolu.

Po sipas saj, rreth 8,500 zyrtarë policorë kanë marrë pjesë në operacione.

Disa orë më vonë, 9,103 punonjës janë larguar përkohësisht nga forca policore, derisa të kryhen hetimet për lidhje të mundshme me Gulenin.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, tha se operacioni kombëtar është një hap i rëndësishëm drejt qëllimit të qeverisë për të “shkatërruar” lëvizjen e Gulenit.

Gulen, i cili jeton në mërgim në SHBA, mohon çdo pjesëmarrje në përpjekjen për grushtshtet në Turqi.

XS
SM
MD
LG