Ndërlidhjet

Iran: Nga tërmeti kanë vdekur 2 persona


Epiqendra e tërmetit në Iran
Epiqendra e tërmetit në Iran

Një tërmet 5.7 ballësh ka goditur në afërsi të kufirit në mes të Iranit dhe Turkmenistanit, duke vrarë dy persona dhe plagosur qindra të tjerë.

Tërmeti goditi në afërsi të qyteit Bojnurd, në provincën Khorasa, duke vrarë një grua 54-vjeçare dhe një vajzë, ka raprotuar agjencia e lajmeve ISNA.

Mbi 370 persona të tjerë janë lënduar, ndërkaq 40 për qind e shtëpive në këtë zonë janë dëmtuar.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 50 kilometra nga kufiri me Turkmenistanin.

Tërmetet janë të zakonshme në Iran. Më 2003, nga tërmeti 6.6 shkallësh u vrarë rreth 26 mijë persona.

XS
SM
MD
LG