Ndërlidhjet

Xi bën thirrje për bashkëpunim më të madh mes Azisë dhe Evropës


Presidenti kinez, Xi Jingping

Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka bërë thirrje për bashkëpunim më të ngushtë në mes të vende në Azi dhe Evropë duke filluar nga anti-terrorizmi deri tek financat, derisa liderët nga 29 shtete janë mbledhur në Pekin për të promovuar iniciativën kinezë për tregti, përmes së cilës mund të rritet ndikimi global i Pekinit në tregti dhe gjeopolitikë.

Samiti dyditor që po mbahet në Pekin, me inciativën e presidentit Xi, për projektin e quajtur “Një rrugë”, një projekt për ringjalljen e rrugës tregtare antike, e quajtur “Rruga e Mëndafshit”.

Xi ka premtuar 124 miliardë dollarë për inciativën e cila synon të lidhë Kinën me Afrikën, Azinë dhe Evropën, përmes një rrjeti portesh, hekurudhash, rrugësh dhe paqeve industriale.

Duke folur para liderëve, përfshirë presidentin rus, Vladimir Putin dhe atë turk, Recep Tayyip Erdogan, Xi i ka siguruar diplomatët perëndimor se plani nuk ishte thjesht një përpjeke për të promovuar ndikimin global të Kinës.

“Me avancimin e këtij projekti, ne do të krijojmë një model të ri të bashkëpunimit, nga i cili do të kemi përfitime të përbashkëta”, ka thënë ai.

Xi gjithashtu ka premtuar 8.70 miliardë dollarë ndihmë për vendet dhe organizatat ndërkombëtare që do të bëhen pjesë e planit për “Rrugën e Mëndafsht”. Xi tha se projekti është i hapur për të gjithë, përfshirë Evropën dhe Afrikën.

XS
SM
MD
LG