Ndërlidhjet

Gazetari kazak hospitalizohet pasi raportohet se është therur


Ilustrim

Një gazetar nga Kazakistani është dërguar në spital, pasi raportohet se është therur në stomak, pak para një takimi të planifikuar me zyrtarë evropinë, me të cilët ishte paraparë që të diskutonte për lirinë e medias.

Një doktoreshë në spitalin në qytetin Shu, i ka thënë Shërbimit Kazak të Radios Evropa e Lirë se Ramazan Yesergepov, ish-kryeredaktor i gazetës së pavarur Alma-Ata Info, është në gjendje stabile.

Kolegët e Yesergepov kanë thënë se ai ishte duke udhëtuar me tren për në kryeqytetin Astana, ku do të takohej me amabsadorë nga disa vende të BE-së, për të diskutuar për gazetarët opozitarë që janë të burgosur.

Ende nuk është konfirmuar rrethana se si është plagosur gazetari.

Yesergepov, 61-vjeç, ishte liruar nga burgu më 2012, pasi kishte qenë i burgosur për 3 vjet, për shkak se ishte dënuar për publikimin e sekreteve shtetërore.

Ai momentalisht udhëheq një organizatë joqeveritare për të drejtat e gazetarëve.

XS
SM
MD
LG