Ndërlidhjet

Thaçi: Sulmi ndaj Çitakut, akt i shëmtuar


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se sulmet si ai ndaj ambasadores së Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, janë akte të shëmtuara dhe të dënueshme.

“Nxitësit dhe ekzekutuesit e veprimeve të tilla të shëmtuara, duhet të ndjehen të turpëruar”, tha Thaçi në një postim në Facebook.

Të mërkurën, ambasadorja Çitaku, pas një bashkëbisedimi në Koloardo, për situatën në Kosovë dhe Ballkan, u sulmua me vezë nga një aktiviste shqiptare.

Kjo e fundit, siç tha Çitaku, e quajti atë kriminele dhe vrasëse, duke iu referuar vdekjes në burg të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

“Fyerja dhe sulmi ndaj ambasadores Çitaku ishte edhe një tjetër përpjekje e ulët e radhës për të dëmtuar imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, tha presidenti Thaçi.

XS
SM
MD
LG