Ndërlidhjet

Trump dënon "gjuetinë e shtrigave” pas emërimit të këshilltarit të posaçëm


Donald Trump
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka shkruar në Twitter se është duke u përballur me “gjuetinë më të madhe të shtrigave ndaj një poltikani” në historinë e SHBA-së.

Komenti i Trumpit vjen një ditë pasi Departamenti amerikan i Drejtësisë, ka emëruar një këshilltar të posaçëm për të mbikëqyrur hetimet për bashkëpunimin e dyshuar në mes të bashkëpunëtorëve të Trumpit dhe Rusisë, gjatë fushatës më 2016.

Trump po ashtu ka shkruar në Twitter se “asnjëherë nuk është emëruar këshilltar i posaçëm”, për të hetuar, për atë që ai pretendoi se ishin “akte ilegale” të kryera nga fushata e kundërshtares së tij demokrate, Hillary Clinton dhe nga administrata e presidentit Barack Obama.

Por Trump nuk ka ofruar asnjë detaj për këto pretendime.

XS
SM
MD
LG