Ndërlidhjet

HRW: Diskriminim i madh gjinor në Iran


Teheran

Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch tha se gratë në Iran përballen me diskriminim të madh dhe pengesa të tjera në vendet e punës.

Në raportin e publikuar sot, me titull “Një klub i burrave”, Human Rights Watch tha se Teherani ka nevojë për reforma serioze ligjore dhe sociale, për të ndryshuar trendin negativ për gratë, të cilat përbëjnë vetëm 17 përqind të fuqisë punëtore të Iranit.

Raporti thekson se përqindja e grave që punojnë në Iran është nën mesataren prej 20% në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut.

Në nëntor të vitit 2016, vetëm 6 përqind e anëtarëve të Parlamentit të Iranit kanë qenë gra, ndërsa mesatarja globale është rreth 23 përqind.

Zyrtarët iranianë nuk i kanë lejuar kurrë gratë të kandidojnë për presidente.

XS
SM
MD
LG