Ndërlidhjet

Shkurtimi i buxhetit do t'ia "pamundësonte" punën OKB-së


Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.
Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.

Propozimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të zvogëluar fondet për Kombet e Bashkuara, do t’ua bëjë “të pamundur” atyre të vazhdojnë punën, tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.

Trump ka propozuar zvogëlimin e fondeve për diplomacinë dhe ndihmën amerikane për një të tretën ose për 19 miliardë dollarë.

Fondet paqeruajtëse të OKB-së do të zvogëloheshin për 1 miliard dollarë, ndërsa ato të organizatave ndërkombëtare për 44 përqind.

“Shifrat e prezantuara do ta bëjnë të pamundur për OKB-në të vazhdojë gjithë punën e saj të rëndësishme, për avancimin e paqes, zhvillimit, të drejtave të njeriut dhe ndihmës humanitare”, tha Dujarric.

Kongresi e ka fjalën e fundit mbi shpenzimet e SHBA-së dhe ligjvënësit amerikanë kanë thënë se nuk i mbështesin shkurtimet e tilla drastike.

Shtetet e Bashkuara janë kontribuesi më i madh në OKB, duke paguar 22 përqind të buxhetit bazë prej 5.4 miliardë dollarësh dhe 28.5 përqind të buxhetit paqeruajtës prej 7.9 miliardë dollarësh.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG