Ndërlidhjet

Nën dyshimet për terrorizëm, Policia e Kosovës arreston katër persona


Ilustrim
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar sot katër persona të dyshuar për përgatitje të veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Në një komunikatë për media nga policia, thuhet se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Rënda në mbështetje të Njësisë Speciale Operative, ka realizuar një operacion të gjerë policor të mbështetur edhe në urdhëresën e gjykatës për urdhër kontroll në pesë lokacione të ndryshme, Prishtinës, Gjilanit dhe Ferizajt.

"Operacioni policor është realizuar mbi dyshimet e bazuara të përfshirjes së disa personave të dyshuar në veprat penale ‘përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e policisë.

Aty thuhet po ashtu se pas intervistimit të personave të dyshuar, prokurori ka nxjerrë aktvendim për ndalim 48 orë ndaj dy personave të dyshuar, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Gjatë kontrollit të shtëpive, sipas policisë, janë gjetur dhe sekuestruar,armë me karikator, pushkë, kompjuter, gjashtë telefona celularë, disa fletore dhe USB.

XS
SM
MD
LG