Ndërlidhjet

Ushtria siriane avancon drejt zonave të kontrolluara nga rebelët


Tanke të ushtrisë siriane
Tanke të ushtrisë siriane

Ushtria siriane ka thënë se ka rimarrë nën kontroll terroritore në jug të Sirisë, nga militantët e Shtetit Islamik.

Ushtria ka njoftuar se ka përparuar në afërsi të zonave të kontrolluara nga rebelët sirianë që mbështeten nga SHBA-ja, në afërsi të kufirit me Jordaninë dhe Irakun.

Forcat qevetitare sot kanë njoftuar se kanë rimarrë nën kontroll zonat në jug të Palmirës dhe në juglindje të provincës Homs.

Burime nga ushtria i kanë thënë agjencisë shtetërore të lajmeve, SANA, se dhjetëra luftëtarë të IS-it, janë vrarë në këtë operacion.

XS
SM
MD
LG