Ndërlidhjet

SHBA – Rusi: Komunikime më të shpeshta ndërmjet gjeneralëve


Gjenerali amerikan Jeffrey Harrigian

Gjeneralët ushtarakë të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara po komunikojnë në mënyrë të intensifikuar lidhur me operacionet në Siri, derisa të dy superfuqitë janë të angazhuara në beteja të ndara në këtë vend, por që shpeshherë përputhen, ka njoftuar mbrëmë Pentagoni.

Gjenerali amerikan, Jeffrey Harrigian, i cili është i angazhuar për operacionet ajrore amerikane në Lindjen e Mesme, tha se gjeneralët nga të dy shtetet tash po e përdorin një linjë speciale për shmangien e aksidenteve.

Rusia dhe koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara rregullisht e shfrytëzojnë një “linjë të nxehtë” për të qenë të sigurt se secila palë është e informuar se ku janë të vendosur aeroplanët dhe forcat tokësore.

Kjo “linjë e nxehtë” është bërë edhe më tepër e rëndësishme derisa forcat e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, i janë afruar territorit në lindje, ku koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara lufton kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG