Ndërlidhjet

SHBA: Një komitet i Senatit i ka mbështetur sanksionet e reja kundër Iranit


Pamje e Kongresit të Shteteve të Bashkuara në Uashington
Pamje e Kongresit të Shteteve të Bashkuara në Uashington

Një komitet i Senatit të Shteteve të Bashkuara e ka mbështetur legjislacionin, me të cilin do të autorizohet adminsitrata e presidentit, Donald Trump, për të vendosur sanksione të reja kundër Iranit, për shkak të programit të raketave balistike, për mbështetje të grupeve miliatnte islamike dhe për aksione të tjera.

Ligjvënësit në Komitetin për marrëdhënie të jashtme të Senatit vendosën sot me 18 vota për dhe 3 kundër, për legjislacionin dypartiak, i cili tash duhet të shqyrtohet në përbërjen e plotë të Senatit.

Ligjvënësit të cilët e kanë kundërshtuar këtë legjislacion, kanë paraqitur shqetësime se ai mund ta shkatërroj marrëveshjen e vitit 2015 ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore, për tërheqjen e sanksioneve ekonomike kundër Iranit, në këmbim për kufizim të aktiviteteve atomike.

Duke folur në Jerusalem para tri ditësh, presidenti amerikan, Donald Trump, vlerësoi se kjo marrëveshje atomike ishte “e tmerrshme” dhe se Irani duhet ta ndalë mbështetjen për “terroristët dhe militantët”.

XS
SM
MD
LG