Ndërlidhjet

SHBA: Vdiq ish-këshilltari për siguri kombëtare, Zbigniew Brzezinski


Zbigniew Brzezinski - fotografi e vitit 2007
Zbigniew Brzezinski - fotografi e vitit 2007

Zbigniew Brzezinski, ish-këshilltar për siguri kombëtare i presidentit të dikurshëm amerikan, Jimmy Carter, gjatë viteve të një konfuzioni për krizën e të rrëmbyerve në Iran dhe invazionit sovjetik në Afganistan, në fund të viteve të 70-ta, ka vdekur dje në moshën 89 vjeçare.

Zoti Carter e ka lavdëruar atë duke thënë se “ishte shërbyes publik i shkëlqyeshëm” dhe “brilant, i dedikuar dhe lojal”.

Sikur paraardhësi i tij, Henry A. Kissinger, Brzezinski ishte një inelektual i lindur jashtë Amerikës, me ndikim të konsiderueshëm në punët globale.

Ai ishte i lindur në Varshavë të Polonisë dhe shkolluar në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG