Ndërlidhjet

OKB: Krijohet fondi për t’i ndihmuar kosovarët e helmuar në kampe


Antonio Guterres
Antonio Guterres

Kombet e Bashkuara dje kanë shprehur keqardhje pasi qindra persona të zhvendosur brenda Kosovës u ishin ekspozuar helmimit me plumb në kampet e udhëhequra nga OKB-ja dhe tha se do ta krijoj një fond për t’i ndihmuar ata.

Kjo deklaratë u bë pas një raporti të panelit për të drejta të njeriut lidhur me ankesat e 138 pjesëtarëve të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian, të cilët kanë vuajtur nga problemet shëndetësore, pasi ishin vendosur në kampet e Kombeve të Bashkuara, në pjesën veriore të Kosovës, pas luftës në periudhën 1998-1999, raporton AFP.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, “dëshiron të shpreh keqardhjen e thellë të organizatës për vuajten e pësuar nga të gjithë individët që jetonin në kampet e personave të zhvendosur brenda” Kosovës, tha zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Farhan Haq.

“Në pikëpamje të rrethanave unike në Kosovë, sekretari i përgjithshëm ka vendosur, si një masë e jashtëzankonshme, ta krijoj një fond të besimit”, tha zëdhënësi Haq.

XS
SM
MD
LG