Ndërlidhjet

Nga sulmi i talibanëve në ditën e parë të Ramazanit – 12 afganë të vrarë


Pamje pas sulmit të sotëm të talibanëve në qytetin afgan Kohost
Pamje pas sulmit të sotëm të talibanëve në qytetin afgan Kohost

Së paku 12 vetë janë vrarë nga një sulm me makinë-bombë në qytetin Khost në pjesën lidore të Afganistanit.

Sulmi ka ndodhur sot në ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Shefi i policisë së qytetit Khost, Faizullah Ghairat, tha se ishte sulmuar një konvoj i forcave të milicisë lokale të stërvitura nga Shtetet e Bashkuara.

Zoti Ghairat i tha Radios Evropa e Lirë se në mesin e tetë personave të plagosur ishin edhe dy fëmijë.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, e ka dënuar këtë sulm.

Militantët talibanë e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Zëdhënësi i tyre, Zabibullah Mujahid, tha se nga ky sulm janë vrarë 22 ushtarë.

Nga një sulm i djeshëm i talibanëve kundër një baze të armatës afgane në Kandahar, janë vrarë së paku 15 ushtarë.

XS
SM
MD
LG