Ndërlidhjet

Kosovë: Thirrje për rritje të solidaritetit në muajin e shenjtë të Ramazanit


Naim Tërnava
Naim Tërnava

Myslimanët në të gjithë botën, përfshirë edhe ata në Kosovë, e kanë filluar muajin e Ramazanit - muajin e agjërimit.

Autoritetet fetare në Kosovë u kanë uruar të gjithë besimtarëve myslimanë në vend një agjërim të lehtë, ndërsa kanë bërë thirrje për rritjen e solidaritetit.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i ka uruar të gjithë besimtarët islamë për muajin e shenjtë të Ramazanit.

“Agjërimi për besimtarët është një ibadet që bartë në vete përkushtimin, vendosmërinë, bindjen, urtësinë, devotshmërinë, sinqeritetin, dashurinë, sakrificën, unitetin, tolerancën e mirëkuptimin, vlera këto që e ekuilibrojnë njeriun, e fisnikërojnë shoqërinë, si dhe ndikojnë në reflektimin për hyjnoren, njerëzoren e humanen”, ka thënë zoti Tërnava.

Tërnava ka shtuar se “Muaji i Ramazanit është muaj në të cilin besimtarët shtojnë, rrisin ndershmërinë, rrisin kujdesin ndaj njëri-tjetrit, bëhen më humanë, më të dashur e më paqësor, më social, më familjarë e më të devotshëm”.

Muaji i Ramazanit është periudha kur besimtarët përmbahen rreptësisht nga ngrënia, pirja dhe kënaqësitë trupore, që nga lindja e Diellit e deri në perëndim të tij.

XS
SM
MD
LG