Ndërlidhjet

Mbi 40 njerëz "vdesin nga etja" në Shkretëtirën e Saharasë


Ilustrim

Dyzetekatër veta kanë vdekur nga etja, pasi kamioni i tyre u prish në Shkretëtirën e Saharasë, në pjesën veriore të Nigerit, tha Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, duke u thirrur te të mbijetuarit.

Gjashtë gra të mbijetuara kanë arritur të ecin deri në Dirkou, një fshat i largët në Niger, tha zyrtari i Kryqit të Kuq, Lawal Taher, transmeton BBC.

Të mbijetuarat thanë se në mesin e të vdekurve ka dhë fëmijë.

Viktimat nga Gana dhe Nigeri raportohet se kanë bërë përpjekje të arrijnë në Libi.

Taher, nga Kryqi i Kuq, tha se deri më tash askush nuk e ka vizituar lokacionin për të identifikuar trupat.

Rruga nga Nigeri në Libi është një nga kryesoret për migrantët që duan të arrijnë Afrikën e Veriut, përpara se të kalojnë Detin Mesdhe për të arritur në Evropë.

XS
SM
MD
LG