Ndërlidhjet

Pentagoni parashikon hapat për zgjerimin e ushtrisë kineze


Ilustrim
Ilustrim

Kina është e gatshme të fillojë krijimin e një rrjeti bazash ushtarake jashtë vendit, pas krijimit të një objekti të parë në Afrikë. Kështu ka parashikuar Pentagoni në një raport, që parashikon se Pekini do të kërkojë krijimin e një baze edhe në Pakistan.

Në raport po ashtu thuhet se Kina, e cila ka shpenzime vjetore të mbrojtjes që tani tejkalojnë 180 miliardë dollarë në vit, do të ndërtojë në Xhibuti bazën e saj të parë detare jashtë shtetit. Me këtë hap ajo do të synojë “krijimin e bazave ushtarake shtesë në vendet me të cilat ajo ka një marrëdhënie të gjatë miqësore dhe interesa strategjike të ngjashme, siç është rasti i Pakistanit ".

Raporti bëri të ditur se, Pakistani deri më tash është treguar qenësor në rajonin e Azisë dhe Paqësorit për armët kineze. Ky rajon përbën gati gjysmën e eksporteve të armëve prej 20 miliardë dollarësh të Kinës nga viti 2011 deri më 2015.

Pakistani, Afganistani dhe disa vende të Azisë Qendrore, e kanë mirëpritur programin kinez.

XS
SM
MD
LG