Ndërlidhjet

SHBA-ja mbështetë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO


Qeveria e Maqedonisë
Qeveria e Maqedonisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin një zgjidhje të pranueshme mes Maqedonisë dhe Greqisë për kontestin e emrit, ka deklaruar ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily pa saktësuar se cila do të mund të ishte ajo zgjidhje për çështjen e emrit që po e mban të bllokuar procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian.

“Është mirë që Maqedonia zhvillon negociata me Greqisë dhe me vendet tjera fqinje. SHBA-të gjithmonë e kanë mbështetur dhe do ta mbështesin Maqedoninë në rrugën drejt NATO-së dhe BE-së”, ka deklaruar Baily, i pyetur nëse Uashingtoni mbështetë anëtarësimin e Maqedonisë me shkurtesën IRJM.

“Duhet biseduar me Qeverinë e re si dhe me gjithë faktorët tjerë në shoqëri edhe me opozitën për hapat që duhet të merren. Ky është një proces që përfshinë gjithë shoqërinë dhe shtetin në përgjithësi. Pra, i gjithë shteti duhet bashkohet rreth kësaj që të arrihet zgjidhje”, ka thënë Baily.

Ambasadori amerikan gjithashtu ka thënë se procesi i reformave në gjyqësi dhe në sfera tjera është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

Lidhur me çështjen e emrit, kryeministri Zoran Zaev ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin grek, Aleksis Cipras. Detaje nga kjo bisedë nuk janë dhënë përveç asaj se dy kryeministrat kanë biseduar edhe për perspektivën euroatlantike të Maqedonisë dhe mundësinë e një takimi të nivelit të lartë gjatë këtij muaji në Athinë.

XS
SM
MD
LG