Ndërlidhjet

Hakerët rusë akuzohen për ndërhyrje në rastin e Katarit


Harta e Katarit
Harta e Katarit

CNN ka raportuar se hulumtuesit amerikanë besojnë se hakerët rusë, kanë krijuar raporte të rreme, të cilat më pas kanë qenë faktor në vendimin e vendeve arabe për shkëputjen e marrëdhënieve me Katarin.

Kremlini në anën tjetër ka thënë se raporti i CNN ka qenë “i rrejshëm”.

Në raportin e CNN thuhet se zyrtarë të paidentfikuar të Shteteve të Bashkuara, kanë qenë të njoftuar se disa hulumtues janë dërguar në Katar, për të ndihmuar qeverinë e atij vendi rreth sulmeve të cilat kanë prodhuar lajme të rreme.

Arabia Saudite i ka shkëputur marrëdhëniet me Katarin, nga 5 qershori duke thënë se politikat e Katarit e kanë mbështetur terrorizmin dhe organizatat “ekstremiste”.

Sipas CNN-it, Qeveria e Katarit thotë se në raportin e 23 majit, të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve, deklaratat e rrejshme i janë atribuuar sunduesit të Katarit, e në të cilat është shprehur sentimenti miqësor ndaj Iranit dhe Izraelit.

CNN citoi zyrtarët amerikanë të kenë thënë se informacionet që kanë mbledhur agjencitë amerikane të sigurisë, tregojnë se hakerët rusë qëndrojnë prapa ndërhyrjes.

Raporti nga CNN nuk e ka bërë të qartë nëse hakerët e dyshuar në incidentin e Katarit, kanë lidhje me organizata ruse të cilat janë akuzuar për sulme kibernetikenë zgjedhjet amerikane të vitit të kaluar.

Zyrtarët amerikanë janë cituar duke thënë se qëllimi i hakerëve ka qenë përçarja e marrëdhënieve në mes të Shteteve të Bashkura dhe aleatëve të saj.

Rusia e ka hedhur poshtë raportin e CNN-it, duke thënë se nuk ka asnjë dëshmi për ndikim rus.

“Do të them menjëherë, se kjo është gënjeshtra më e re”, ka thënë, Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit rus, Vladimir Putin.

XS
SM
MD
LG