Ndërlidhjet

Katër persona të plagosur pas një incidenti të armatosur në Pejë


Qyteti i Pejës

Policia e Kosovës, ka konfirmuar se katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një incidenti me të shtëna me armë zjarri në qytetin e Pejës.

“Sipas të dhënave të para është mësuar se nga të shtëna me armë zjarri janë të plagosur katër persona, dy nga të plagosurit ishin të involvuar në rast, ndërsa dy personat e mitur ishin kalimtar rasti”, thuhet në njoftimin e policisë nga Departamenti rajonal në Pejë.

Të plagosurit me urgjencë janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për t’ju ofruar ndihma adekuate mjekësore me ç ‘rast dy prej tyre (të përfshirë në këtë rast), nën përcjelljen e Policisë së Kosovës janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm.

Personat e plagosur në këtë rast janë: B.K. mashkull, (1983), N.K. mashkull (1976) dhe dy të mitur, B.R. femër dhe G.L. mashkull.

“Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion të gjerë kërkimi për kapjen e personave të dyshuar të këtij rasti. Rreth orës 16:05 njësitet policore të Departamentit në Pejë kanë arritur të arrestojnë katër persona të dyshuar dhe janë konfiskuar tri armë të kalibrave dhe llojeve të ndryshme.

Hetuesit Rajonal në bashkëpunim të plotë me Prokurorin e Shtetit, sipas këtij njoftimi,janë duke ndërmarrë veprime hetimore për të mësuar motivin e kësaj ngjarje dhe për të sqaruar të gjitha rrethanat lidhur me këtë rast.

XS
SM
MD
LG