Ndërlidhjet

Gjermania tërhiqet nga baza turke Inxhirlik


Pamje e aeroplanëve gjermanë të tipit Tornado në bazën Inxhirlik në Turqi

Qeveria e kancelares gjermane, Angela Merkel, ka vendosur t’i tërheq ushtarët e vet dhe aeroplanët vëzhgues nga baza ajrore Inxhirlik në Turqi, për shkak të mospajtimeve ndërmjet dy qeverive.

Ankaraja nuk ka lejuar që ligjvënësit gjermanë ta vizitojnë këtë bazë.

Trupat gjermane dhe aeroplanët, që po marrin pjesë në koalicionin ndërkombëtar në luftën kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, do të vendosen në Jordani.

Gjermania i ka afro 270 ushtarë të stacionuar në Inxhirlik, afër kufirit të Turqisë me Sirinë, së bashku me gjashtë aeroplanë të tipit Tornado dhe një aeroplan për furnizim me karburant.

Liderët gjermanë thonë se është esenciale që ligjvënësit të jenë në gjendje t’i vizitojnë ushtarët kur ata të duan, pasi vendosja e forcave gjermane jashtë vendit duhet të miratohet në parlament.

Turqia e ka bllokuar kërkesën e fundit për vizitë në shenjë të protestës për vendimin e autoriteteve gjermane që tu sigurojnë azil ushtarëve dhe individëve të tjerë, të cilët Turqia i ka akuzuar për pjesëmarrje në grushtshtetin e dështuar të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG