Ndërlidhjet

Dy festa në sheshet e Prishtinës
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:50 0:00

Dy festa në sheshet e Prishtinës

Si u zhvillua procesi zgjedhor në Kosovë?

Të nderuar lexues, këtu e përmbyllim mbulimin e drejtpërdrejtë të procesit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë.

Radio Evropa e Lirë ju falënderon që qëndruat me ne!

Vazhdoni të na ndiqni në www.evropaelire.org; në radio në emisionet e orës 09:00, 12:00, 16:00 dhe 21:00; si dhe në rrjetet sociale Facebook e Twitter.

00:43 12.6.2017

Dy festa në sheshet e Prishtinës, këngë e fishekzjarrë

Koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë Nisma është mbledhur në Sheshin “Skënderbeu”në qendër të Prishtinës ku është proklamuar fitorja në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Aty është kumtuar se rezultati i premton këtij koalicioni formimin e qeverisë së re me në krye Ramush Haradinajn. Janë hedhur edhe fishekzjarrë.

Pak çaste më herët, ka festuar po në qendër të Prishtinës, në sheshin “Zahir Pajaziti” edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Edhe aty, është thënë se Kosova do ta ketë kryeministrin e ri, dhe ai, sipas Vetëvendosjes do të jetë Albin Kurti.

23:39 11.6.2017

Lista Serbe feston me zyrtarë të Serbisë

Lista Serbe ka nisur festimet në Mitrovicë të veriut, duke pretenduar që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës, ka fituar karshi subjekteve tjera politike serbe.

Lista Serbe duke festuar me zyrtarë të Serbisë
Lista Serbe duke festuar me zyrtarë të Serbisë

Në festën e Listës Serbe, përveç përfaqësuesve të këtij subjekti politik, është edhe Marko Gjuriq, shef i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë.

Shënim i redaksisë: Komisioni Qendoror i Zgjedhjeve ende nuk ka publikuar rezultate zyrtare.

23:12 11.6.2017

DnV: Prin PAN, Vetëvendosja e dyta

Koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim, duke u bazuar në rezultate preliminare prej 87 për qind të vendvotimeve, ka dalë me rezultate të reja rreth zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Billbordet e partive në Prishtinë
Billbordet e partive në Prishtinë

Nga votat e numëruara koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë Nisma ka fituar 33.1 për qind të votave. Pasohet nga Lëvizja Vetëvendosje me 26.6 për qind. Kurse koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa me 25.3 për qind të votave.

Po ashtu, Demokracia në Veprim ka potencuar se Lista Serbe ka fituar 4.8 për qind, kurse subjektet tjera 8.8 për qind.

Shënim i redaksisë: Komisioni Qendoror i Zgjedhjeve ende nuk ka publikuar rezultate zyrtare.

23:03 11.6.2017

Festime në Prishtinë

Koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë Nisma, i njohur shkurt si PAN, e në anën tjetër Lëvizja Vetëvendosje po festojnë nëpër qytete të ndryshme të Kosovës rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Koalicioni PAN pretendon se i ka fituar zgjedhjet, kurse Vetëvendosje, bazuar në rezultatet e shtabeve të saj, ka kumtuar se ka arritur që si parti politike, të dalë partia më e madhe në Kosovë për kah numri i votave të fituara, nëse nuk llogariten koalicionet.

Përkrahësit e Vetëvendosjes
Përkrahësit e Vetëvendosjes

Koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim, duke u bazuar në rezultate preliminare, ka dalë me disa rezultate, sipas të cilave, koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë Nisma ka fituar 34. 2 për qind të votave. Pasohet nga Lëvizja Vetëvendosje me 26.3 për qind dhe më pastaj është koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa me 25.8 për qind.

Shfaq më shumë

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG