Ndërlidhjet

Presidenti Donald Trump do të vizitojë Poloninë


Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti i Shteteve të Bashkura Donald Trump, do të vizitojë Poloninë, muajin e ardhshëm. Presidenti Trump do ta vizitojë këtë vend para se të arrijë në Gjermani ku do të jetë pjesë e samitit të grupit të G-20.

"Kjo vizitë do të ripohojë angazhimin e palëkundur të Amerikës ndaj një prej aleatëve tanë më të afërt evropianë si dhe thekson prioritetin e administratës për forcimin e mbrojtjes kolektive të NATO-s", ka shtuar Shtëpia e Bardhë përmes njoftimit.

Trump do të mbajë një fjalim gjatë vizitës në Poloni dhe do të marrë pjesë në samitin Iniciativa e Tre Detrave, si një simbol i "lidhjeve të forta të Uashingtonit me Evropën Qendrore", është shtuar më tutje në njotim.

Udhëheqësit nga disa vende të Evropës Qendrore, Lindore dhe Jugore do të takohen në qytetin Wroclaw në pjesën perëndimore të Polonisë në samitin e njohur si Iniciativa e Tre Detrave më 6-7 korrik.

Samiti i grupi, G-20 do të zhvillohet në Hamburg më 7-8 korrik.

XS
SM
MD
LG