Ndërlidhjet

India do ta zëvendësojë Kinën si vendi më i populluar në botë


Nju Delhi, Indi
Nju Delhi, Indi

Popullsia e botës do të rritet nga 7.6 miliardë – sa është këtë vit - në 9.8 miliardë në vitin 2050, parashikojnë Kombet e Bashkuara.

Në raportin që publikoi sot, OKB tha se vendet që nxisin rritjen e popullsisë janë: India, Nigeria, Kongo, Pakistani, Etiopia, Tanzania, Shtetet e Bashkuara, Uganda dhe Indonezia.

India, e cila aktualisht ka 1.3 miliard banorë, pritet ta zëvendësojë Kinën me 1.4 miliard banorë, si vendi më i populluar në botë brenda shtatë vjetësh.

“Përqendrimi i rritjes së popullsisë në vendet më të varfra do ta bëjë të vështirë për të rinjtë që të kenë ushqim të mjaftueshëm, kujdes shëndetësor, arsim dhe të tjera”, vlerësoi OKB-ja.

Po sipas saj, popullatat në Evropë, Japoni dhe vende të tjera të zhvilluara do të vazhdojnë të plaken dhe të bien në numër.

XS
SM
MD
LG