Ndërlidhjet

Katër të arrestuar për përpjekjen për sulm në Bruksel


Bruksel

Autoritetet belge thanë se kanë arrestuar katër njerëz në lidhje me përpjekjen për sulm me bombë në një stacion të trenave në Bruksel.

Zyra e Prokurorit Federal tha se katër të dyshuarit janë arrestuar pas bastisjeve në disa lagje të Brukselit, por nuk dha më shumë detaje.

Bastisjet janë bërë pasi një person ka shpërthyer një pajisje në Stacionin Qendror të Trenave në Bruksel, të martën mbrëma.

Pajisja nuk ka arritur të shpërthejë plotësisht, ndërsa sulmuesi i dyshuar është vrarë nga policia.

Prokurorët thanë se i dyshuari ka qenë shtetas maroken, 36 vjeç, që jetonte në lagjen Molenbek të Brukselit.

Lagjja ka numër të madh migrantësh. Aty kanë jetuar edhe disa individë të përfshirë në sulmet në Paris dhe në Bruksel më 2015, përkatësisht 2016.

Sulmet në aeroportin e Brukselit dhe në një stacion të metrosë së qytetit kanë lënë 32 veta të vrarë në mars të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG