Ndërlidhjet

BE: Kërkohet përmbajtje pas dhunës në Nagorno-Karabah


Pamje e gjurmëve të të shtënave në një automobil në linjën e frontit në rajonin Nagorno-Karabah
Pamje e gjurmëve të të shtënave në një automobil në linjën e frontit në rajonin Nagorno-Karabah

Zyrtarë të Bashkimit Evropianë thanë se dhuna aktuale në linjat e frontit në rajonin separatist, Nagorno-Karabah, në Azerbajxhan, megjithë armëpushimin, është “përkujtim i zymtë se gjendja status-kvo është e paqëndrueshme”.

Zëdhënësja për punë të jashtme e BE-së, Maja Kocijançiq, tha sot se pritet “de-eskalimi dhe përmbajtja, jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra”.

Azerbajxhani dhe Jerevani për vite të tëra janë të armiqësuara për shkak të konfliktit për rajonin Nagorno-Karabah.

Separatistët e mbështetur nga Armenia e kanë marrë kontrollin e këtij rajoni në Azerbajxhan, me popullatë shumicë armene, gjatë luftës në fillim të viteve të 90-ta. Nga kjo luftë janë vrarë afro 30 mijë vetë.

Përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e konfliktit kanë sjellur pak progres.

Deklarata e zëdhënëses Kocijançiq u bë pasi më 16 qershor separatistët thanë se forcat e Azerbajxhanit i kanë vrarë tre ushtarë të tyre në linjtat e frontit.

Më 19 qershor, bashkëkryesuesit e Grupit të Minskut të OSBE-së kanë ndërmjetësuar në bisedimet Azerbajxhan - Armeni, duke kërkuar që palët të “riangazhohen në negociata substanciale, me vullnet të mirë dhe gatishmëri politike”.

XS
SM
MD
LG