Ndërlidhjet

SHBA: Kanadezi u akuzua për “terror” pas sulmit kundër policit


Policia duke hyrë në banesën e sulmuesit në Miçigen, Amour Ftouhi, në Kuebek të Kanadasë
Policia duke hyrë në banesën e sulmuesit në Miçigen, Amour Ftouhi, në Kuebek të Kanadasë

Një shtetas kanadez, ka brohoritur në gjuhën arabe, para se ta therrte me thikë në qafë një polic në aeroportin në Miçigen të Shteteve të Bashkuara, që nga zyrtarët amerikanë është vlerësuar se ishte përpjekje për sulm terrorist.

Personi Amor Ftouhi, 49 vjeçar nga Kuebeku, menjëherë është arrestuar.

Sulmi i djeshëm po hetohet si akt i terrorizmit, por autoritetet nuk kanë shenja në këtë moment se porsoni i arrestuar ishte i involvuar në “komplot më të gjërë”, ka thënë agjenti special i FBI-së, David Gelios.

Në akuzën penale thuhet se Ftouhi e ka therrë policin Jeff Neville, me thikë të madhe, duke brohoritur “Allahu Akbar”, që në gjuhën arabe do të thotë “Zoti është i madh”.

Sipas agjencisë FBI, Amor Ftouhi ka thënë diçka të ngjashme sikur “ju keni vrarë njerëz në Siri, Irak dhe Afganistan dhe ne të gjithë do të vdesim”.

Polici Nevilli është në gjendje të kënaqshme shëndetësore pas trajtimit mjekësor, kanë thënë zyrtarët.

XS
SM
MD
LG